Një tjetër largim nga Arsenali

11:35 | 17 Gusht 2018
Arbresh Info

Josh Dasilva është larguar nga Arsenali.

19-vjeçarit i është ofruar një kontratë e re nga Arsenalit, por lojtari vendosi për tu larguar nga klubi këtë verë, transmeton portali arbresh.info.

Vendimi nga Dasilva është konfirmuar javën e kaluar në programin e ndeshjeve të Arsenalit.

Mesfushori i gjithanshëm ka luajtur si një mbrojtës qendror sezonin e kaluar te skuadra U23 dhe vlerësohet lartë në Angli.

Largimi i talentit vjen pas largimit të lojtarëve të tjerë si Santi Cazolra, Jack Wilshere, Calum Chambers, Lucas Perez dhe Chumba Akpom.

Dasilva pritet t’i bashkohet ndonjë skuadre në Championship./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme