Shtatë refugjatë gjenden në kamionin që vinte nga Greqia në Kosovë

11:03 | 17 Gusht 2018
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një shtetas të Serbisë në Terminalin Doganor në Prishtinë.

I njëjti ishte duke drejtuar kamionin me targa te Serbisë (në relacionin Greqi-Kosovë) dhe gjatë kontrollit brenda në kamion i janë gjetur shtatë persona-emigrant, prej tyre pesë nga Pakistani dhe dy nga Afganistani.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa emigrantët i janë dorëzuar njësiteve kompetente për veprime të mëtutjeshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme