Google ADS

Shfaqet krijesa e çuditshme me qime dhe pa sy!

10:51 | 17 Gusht 2018
A. B.

Në bregun lindor të Rusisë është gjetur një përbindësh i çuditshëm me qime që banorët lokalë i la të shokuar.

Krijesa ka një bisht të gjatë dhe është i mbuluar me lesh, dhe thuhet se është aq i madh sa tre burra dhe nuk ka kokë ose sy të dukshëm.

Banorët spekulojnë se ai është një specie e zhdukur që ka mbetur në thellësitë e detit. Por, shkencëtarët mendojnë se bëhet fjalë për balenë.

Svetlana Dadenko, biologe ruse, e cila është dëshmitare kësaj ngjarjeje të pazakontë, thotë se  ishte e befasuar nga fakti se kafsha është me lesh.

“A është kjo ndonjë krijesë e lashtë? Shpresoj se shkencëtarët tanë do ta shpjegojnë këtë enigmë. Duket si një oktapod leshtor dhe është e çuditshme,” tha ajo.

“Mendoj se është një pjesë e balenës. Nën ndikimin e detit, motit, balena shpesh merr forma të çuditshme. Kjo është vetëm një pjesë e balenës, jo e gjithë kafsha,” tha biologu rus, Sergei Kornev.

https://youtu.be/IU6R6JJU284

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme