Google ADS

Çka përmban kapitulli i 13-të i procesit të skriningut të BE-së në Maqedoni?

10:30 | 17 Gusht 2018
Arbresh.info

Në Maqedoni ekziston optimizëm për anëtarësim në institucionet euro-atlantike, në BE dhe në NATO.

Procesi i skriningut për Maqedoninë do të thotë shumë punë ku do të duhet të kyçen shumë institucione vendore dhe organizata jo-qeveritare që kanë përvojë në këtë proces nga vizitat e punës nëpër vendet evropiane.

Procesi i skriningut, sipas faqes zyrtare të Komisionit Evropian, zyrës për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë, do të thotë “Ngjizje të planeve dhe ligjeve për integrim në BE të vendeve që tentojnë anëtarësimin”.

I gjithë procesi i skriningut ka 35 kapituj të cilat duhet të kalohen me shumë kujdes thuajse nëpër të gjithë institucionet dhe drejtoritë e shtetit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kapitulli i 13-të: Peshkimi
Tek ky kapitull nuk ka ndonjë rregullore strikte që zbatohet tek shtetet anëtare në BE. Shtetet që synojnë anëtarësimin duhet të kenë të siguruar lumenj të pastër dhe pa prezencë të substancave helmuese apo edhe ujërave të zeza. Në përgjithësi, prejardhja e gjahut në peshkim duhet të precizohet vendi i rritjes së peshqëve.

Transporti drejt vendeve të BE-së do të thotë se dokumentacioni duhet të jetë i plotë dhe me të gjithë parametrat e duhura që nga kapja, për transportuesin dhe për subjektet që janë kujdesur për pastrim të ushqimit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme