Komandanti i FSK-së: Me i pas Kosova 60 mijë veteran s’kishim pas nevojë për NATO-n

10:12 | 17 Gusht 2018
Arbresh.info

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, shprehet i habitur me numrin e madh të veteranëve të UÇK-së, teksa edhe pranon se ai dhe anëtarët e tjerë të komisionit për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit dhe pjesëtarëve të UÇK-së nuk e kanë kryer punën siç duhet.

Në audio incizim që kishte përdorur prokurori Elez Blakaj edhe në aktakuzë, thuhej se Komandanti pranonte se punën nuk ishin duke e kryer siç duhet dhe se janë duke vepruar jashtë bazës ligjore.

“Në ora 01:07:40 sekonda Rrahman Rama befasohet nga numrat-shifrat e prezantuara për veteran e po ashtu bën me dije se janë duke vepruar pa bazë ligjore…Rama në orën 01:07:40 sekonda deklaron se kush na verifikon neve se po e kryejmë detyrën siç duhet”, thuhet në aktakuzë, përcjell Insajderi.

Për gjithë këto shifra Rama thoshte se nuk kishin asnjë mundësi të ishin reale. Thoshte se nëse kishin ekzistuar 60 mijë veteran nuk kishte pasur nevojë fare për KFOR-in të intervenonte në Kosovë.

17 mijë njerëz në një zonë nuk kanë ekzistuar kurrë ose 60 mijë veteranë… atëherë skish pas nevojë me ardhur KFOR-i”, thuhet në aktakuzën e publikuar nga Koha Ditore.

Të akuzuar për këtë rast nga prokurori i dorëhequr Blakaj janë; Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari.

Sipas prokurorit Blakaj, 38 milionë e 882 mijë e 400 euro për një vit i kushtojnë buxhetit të shtetit 19.060 ”veteranët e rrejshëm”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme