Juventusi është duke finalizuar marrëveshjen për nënshkrimin me sulmuesin e Arsenalit, Stephy Mavididi.
Mësohet se marrëveshje me talentin 20-vjeçar mund të finalizohet brenda ditës së sotme pasi lojtari gjendet në Itali për teste mjekësore, transmeton portali arbresh.info.
Mavididi, i cili nuk ka bërë asnjëherë paraqitje te skuadra kryesore e Arsenalit, në të kaluarën ka shpenzuar kohë si një i huazuar te Charltoni dhe Prestoni.
Ai ka përfaqësuar Anglisë në nivelet U17, U18, U19 dhe U20.
Mavididi iu bashkua Arsenalit si një lojtar i ri dhe u kthye në një lojtar profesional te klubi në veri të Londrës në korrik të vitit 2015./arbresh.info/
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, vëllai me postim prek...
Aksident me fatalitet në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezi...
Policia shqiptoi 1 mijë e 128 gjoba për 28 Nëntor
Sot do të mbahet konferenca mbi çrregullimin informativ me f...
Sulmohet zyrtari policor në Shtime, të dyshuarit në kërkim
Zhduket një e mitur në Prishtinë