Piktori i famshëm nga Katari, Ahmed Bin Majed al-Maadeed, ka shprehur mbështetje për qëndrimin e Turqisë përballë sulmeve ekonomike dhe spekulative përmes një portreti të presidentit të vendit Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).
Vepra e piktorit, në të cilën shfaqet edhe simboli i lirës turke dhe proverba “Durimtari është fitimtar” në tri gjuhë, arabe, turke dhe angleze, ka tërhequr interesim të madh në rrjetet sociale.
Duke folur për AA, Maadeed tha se kjo vepër është “shprehje e mbështetjes për popullin vëlla të Turqisë”.
“Pa dyshim, ishte diçka që duhej bërë. Turqia dhe Katari gjithnjë kanë qenë me njëra-tjetrën në çdo problem dhe krizë”, theksoi Maadeed.
“Piktura e presidentit Erdoğan tregon forcën dhe durimin e popullit turk. Populli turk do të arrijë çdo gjë që dëshiron. Forca e tyre fshihet në rezistencën e tyre dhe durimin në këtë krizë. Pikërisht nga kjo lindi mesazhi ‘Durimtari është fitimtar’. Sepse me të vërtetë, durimtari arrin fitoren”, shtoi artisti nga Katari.
Ai poashtu tha se populli turk dhe populli i Katarit janë sikurse një familje, duke shtuar se mbështetja e tyre për Turqinë është e dalluar.
“Ne duam që Turqia të vazhdojë të zhvillohet nën udhëheqjen e presidentit Erdoğan. Ne si muslimanë, arabë dhe katarianë jemi krenarë me këtë gjë. Ne e shohim presidentin Erdoğan si lider të madh të një shteti të madh dhe komandant. Jemi krenarë me atë që ka bërë ai”, theksoi Maadeed.
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...