Në prani të kreut shtetëror dhe ushtarak, përfaqësues të korit diplomatik dhe personalitete të tjera me renome sot para Ministrisë së Mbrojtjes do të mbahet ceremonia qendrore me rastin e 18 Gushtit – Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë.
Fjalime të tyre do të kenë presidenti i shtetit Gjorge Ivanov dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska.
Në ceremoninë nga ana e ministres Sheqerinska dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, Metodija Veliçkovski janë ftuar kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, kryeministri Zoran Zaev, ministra në Qeveri, deputetë në Parlament, ish-ministra të Mbrojtjes dhe shefa të SHP të ARM-së, gjeneralë të pensionuar të ARM-së, ambasadorët e atashetë ushtarakë të akredituar në Republikën e Maqedonisë, si dhe mysafirë nga shumë institucione.
Në varrezat e qytetit në Butel në Shkup në mëngjes shumë delegacione me nderime ushtarake do të vendosin kurora me lule në varrezat e partizanëve, në varrin e ish-presidentit Boris Trajkovski, ish-presidentit Kiro Gligorov dhe në varrin e gjeneralit Mihailo Apostollski.
Qitje artilerike për nder me qitjen e 10 predhave artilerike do të realizohen sonte në orën 19 në kazermën “Ilinden” nga ana e njësitit të batalionit artilerik të ARM-së, me rastin e Ditës së Armatës. Paraprakisht, në periudhën prej orës 15 e deri në orën 18 do të realizohen qitje provuese artilerike në një qitje artilerike nga gjashtë armë artilerike./telegrafi
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...
Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë ...
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...