Përpjekjet e fundit nga Interi për të nënshkruar me Luka Modricin kanë provokuar zemërimin e Real Madridit.
Aq shumë sa ata kanë vendosur për të denoncuar italianët te FIFA për shkak se ata kanë kontaktuar me lojtarin pa marrë leje fillimisht nga Florentino Perez, transmeton portali arbresh.info.
Kjo është një sjellje e ndaluar për shkak se kjo lejohet vetëm kur lojtari ka më pak se gjashtë muaj të mbetur në kontratën e tij dhe ky rast nuk është i tillë.
Interi është përpjekur shumë dhe sot (e premte) është dita e fundit e afatit kalimtar në kampionatin italian.
Sipas spekulimeve të vazhdueshme në javët e fundit, Modric dëshiron të largohet nga Madridi, gjë që nuk është konsideruar asnjëherë më parë nga ‘Los Blancos’.
Në fakt, ata vazhdojnë të jenë shumë të qetë rreth kësaj çështje duke marrë parasysh se shuma e klauzolës së lojtarit është 750 milionë euro dhe kjo ishte rregulluar dy vite më parë me rinovimin e kontratës.
Kjo figurë është plotësisht e paarritshme për Interin dhe shumicën e skuadrave aktualisht në skenë./arbresh.info/
https://instagram.com/p/BmjfWnrlIRH/?
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima