Ferizaj sot revoltë ndaj vrasjes së vajzave dhe grave

08:03 | 17 Gusht 2018
Arbresh.info

Kolektivi i aktivistëve dhe organizatave joqeveritare në Ferizaj, për të shprehur revoltën ndaj vrasjes së vajzave dhe grave, dhe dhunës në përgjithësi, organizojnë një protestë.

Kjo protestë mbahet, në orën 12:00, si vazhdim i organizimit të protestës në Gjakovë, dhe në Prishtinë!

Në njoftimin e organizatorëve thuhet se neglizhenca dhe mosllogaridhënia e institucioneve tona duhet të ndëshkohet!

“Jeta e vajzave dhe grave vlen njëlloj si e burrave, dhe askush nuk ka të drejtë të ta cënojë atë. Ne kërkojmë përgjegjësi dhe seriozitet kur bëhet fjalë për trajtimin e rasteve të dhunës në familje, ku me këtë rast ftojmë vajzat dhe djemtë, burrat dhe gratë të na bashkohen sepse bashkërisht zëri ynë është më i fuqishëm dhe kumbon më fort për institucionet; për ato/ata që nuk kujtohen se fëmijët dhe gratë janë njerëz. Dil, e trego se ti nuk pajtohesh me vrasjen e fëmijëve dhe grave. NE NUK PAJTOHEMI, Ne kundërshtojmë dhe e dënojmë një gjë të tillë. Takohemi para Kuvendit Komunal, vazhdojmë deri tek policia dhe gjyqësia, dhe kthehemi prapë tek Kuvendi”, thuhet në njoftim të organizatorëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme