Komiteti parlamentar për të drejtat civile, drejtësi dhe punë të brendshme të Parlamentit Evropian më 29 gusht e ka në agjendë liberalizimin e vizave për Kosovën, ka bërë të ditur raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Igor Sholtes, në një bisedë telefonike me ministren e Integrimeve, Dhurata Hoxha.
Sipas një njoftimi të lëshuar nga Ministria e Integrimeve Evropiane, në bisedë Sholtes e ka shprehur optimizmin e vet që Kosova do të marrë dritën e gjelbër për të ecur tutje, duke ofruar mbështetjen e plotë për të përshpejtuar vendimmarrjen për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Në anën tjetër, ministrja Hoxha e ka informuar deputetin Sholtes se Kosova është duke vazhduar reformat dhe zbatimin e MSA-së dhe kërkoi që procesi i vendimmarrjes sa i përket liberalizimit të vizave të përshpejtohet.
Sipas kumtesës së Ministrisë që ajo drejton, Hoxha ka theksuar se qytetarët e Kosovës e kanë të qartë se janë në prag të liberalizimit të vizave dhe po presin me padurim lëvizjen e lirë.
Ajo e ka njoftuar raportuesin për Kosovën për fushatën e vetëdijesimit për liberalizimin e vizave, të cilën e ka filluar Ministria e Integrimit Evropian, me theks të veçantë informimin e qytetarëve sa i përket asaj se çka nënkupton liberalizimi i vizave, si dhe sanksionet që mund të pasojnë në rast të keqpërdorimit.
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit