Gjykata i paguan dëmin një myslimane pas refuzimit të punës në Suedi

07:17 | 17 Gusht 2018
Arbresh.info

Një grua suedeze myslimane ka marrë kompensim nga gjykata pasi që intervista e saj e punës është refuzuar, meqë ajo nuk ka dashur të shtrëngonte duart me një punëdhënës mashkull.

Farah Alhajeheh, 24 vjeç, aplikoi si përkthyese në një agjenci të përkthimeve dhe në fillim të intervistës nuk pranoi të shtrëngonte duart me një punëdhënës mashkull, për arsye fetare. Ajo vuri dorën në zemër.

Gjykata në Suedi vendosi që kompania që kishte qenë diskriminuese ndaj saj, do të paguajë 4,350 dollarë amerikanë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme