Chris Watts, 33 vjeç nga Kolorado, ka rrëfyer se ka qenë ai që ka vrarë gruan shtatzënë, Shanann Watts 34 vjeçe dhe dy vajzat e tyre, Bella e Celeste 3 e 4 vjeçe.
Para se të pranonte krimin e trefishtë, ai kishte lëshuar një apel në Tv për gjetjen e familjarëve të tij. “Është një ankth, nuk arrij të jetoj pa ta”, i kishte thënë ai mediave sociale, para se të arrestohej nga policia.
Ka qenë një i afërm i Shananna-s që ka dhënë lajmin e rrëfimit. “Me dhimbje të thellë dhe zemërim, duhet të konfirmoj se kushërira jonë e bukur, fëmija që mbante në bark dhe dy vajzat e aj të mrekullueshme, Bella e Celeste, janë vrarë nga bashkëshorti i saj, i cili ka rrëfyer vrasjen”, – ka shkruar në një komunikatë për mediat.
Sipas shtypit lokal, policia ka konfirmuar nga ana e saj këtë gjë dhe është në dijeni të vendit ku janë varrosur viktimat. Chris ndërkohë është arrestuar. Arsyeja e krimit nuk është bërë akoma e qartë.
Megjithatë, sipas disa burimeve mediatike amerikane, Chris e Shananna, shtatzënë në javën e 15, kishin probleme ekonomike dhe kishin pasur një debat para aktit të tmerrshëm. Ishte pikërisht Chris ai që denoncoi zhdukjen e gruas dhe të vajzave të tyre. Ai pati thënë se i kishte lënë në shtëpi në mëngjes për të shkuar në punë dhe se nuk i kishte gjetur kur ishte rikthyer.
“Fëmijët e mi janë jeta ime, buzëqeshje e tyre ndriçojnë ditën time. Gjithçka është një ankth, nuk arrij të jetoj pa ta”, – ishte apeli i tij për gjetjen e bashkëshortes dhe të fëmijëve. Pak orë më vonë vjen dhe rrëfimi tragjik./tch/
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor