Google ADS

Turqia nuk dëshiron të ketë probleme me SHBA

21:59 | 16 Gusht 2018
Arditë Shkodra

Turqia nuk dëshiron të ketë probleme me Shtetet e Bashkuara dhe të dy aleatët e NATO-s mund të kapërcejnë lehtë dallimet e tyre, por jo me gjendjen e tanishëme të SHBA, tha të enjten Ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu.

Ankaraja është e mbyllur në një përplasje komplekse me Uashingtonin, ku të dy vendet të vendosin tarifa për disa nga importet e njëri-tjetrit dhe kanë përkeqësuar një krizë valutore në Turqi. “Ne mund t’i zgjidhim problemet me Shtetet e Bashkuara shumë lehtë, por jo me qasjen aktuale”, tha Cavusoglu në një konferencë shtypi.-përcjell arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme