ISIS merr përgjegjësinë për sulmet e fundit në Kabul

20:23 | 16 Gusht 2018
Arbresh.info

Militantë nga shteti Islamik thonë se janë prapa sulmeve të fundit në kryeqytetin afgan Kabul, ku mbetën dhjetëra njerëz të vdekur.

Të mërkurën, 48 persona janë vrarë në shpërthimin që ndodhi tek një qendër edukimi. Shumica prej tyre ishin studentë që po mësonin për provimet pranuese në Universitet, transmeton portali arbresh.info.

Të enjten, një qendër trajnimi i shërbimeve të inteligjencës është sulmuar.

ISIS tha se kreu një operacion ‘komandoje’ dhe pretendoi se ka shkaktuar shumë viktima.

Zyrtarët afganë thanë se të paktën dy militantë janë vrarë, por nuk ka përmendu vdekje apo të lënduar.

ISIS mori përgjegjësinë për sulmet përmes transmetuesit Amaq./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme