Google ADS

Një rruge në Prishtinë i vihet emri i gjyshit të saj, Rita: Jam shumë krenare!

17:30 | 16 Gusht 2018
Arbresh.info

Rita Ora ka vite prej kur është larguar nga Kosova në drejtim të Londrës, por asnjëherë nuk e harron vendin nga ka ardhë.

Në Prishtinë, një rruge i është vendosur emri i gjyshit të saj, Besim Sahatçiu, shkruan lajmi.net.

Kjo gjë e ka gëzuar jashtë mase këngëtaren, e cila përmes rrjeteve sociale u shpreh krenare për veprën e gjyshit të saj.

“Gjyshi im ishte një nga drejtorët e parë në Kosovë dhe jam shumë krenare që ishte aq i patrembur. Tani, ai ka rrugën me emrin e tij në qytetin tonë të lindjes, Prishtinë”, ka shkruar Rita.

Për ndryshe, prindërit e Ritës, Nik dhe Vera Ora, së fundi po qëndojnë në Kosovë për pushime.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme