Korrigjimin e kufijve Serbia po e sheh si kërcënim që Kosova po bën për stabilitetin e rajonit.
Ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka dhënë një deklaratë kërcënuese ku ka thënë se ushtria e Serbisë duhet të forcohet karshi negociatave me Kosovën, e sidomos tani kur po përmendet marrja e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
“Nuk ka vend të lirë e sovran pa ushtri të fortë dhe pozicioni ynë në negociata me Kosovën do të forcohet deri në atë masë sa po forcohet ushtria jonë”, ka thënë Vulin, transmeton lajmi.net.
“Unë mendoj se duhet ta ndalojmë krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, idenë me të rrezikshme politike në Ballkan”. “Shqipëria e Madhe” do të thotë luftë, dhe jo vetëm luftë me Serbinë dhe serbët, por edhe me Malin e Zi, Maqedoninë dhe Greqinë”, ka thënë ministri serb.
Ai për televizionin Hepi, ka thënë se për çështjen e demarkacionit ende asgjë nuk është rënë dakord, por fuqitë e mëdha u deklaruan se Kosovën e duan të plotë.
“Ata duan një Kosovë të pavarur dhe të plotë. Vuçiq do të guxojë të hyjë në betejë dhe t’i tregojë atyre se Kosova nuk është e pavarur dhe duhet të jetë gjithëpërfshirëse…”, ka thënë Vulin. /Lajmi.net/
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...