Google ADS

Forumi për Iniciativë Qytetare organizon aksion simbolik duke i dërguar verëra vendore Presidentit, Hashim Thaçi

15:43 | 16 Gusht 2018
Arbresh.info

Forumi për Iniciativë Qytetare ka organizuar aksion simbolik duke i dërguar verëra vendore Presidentit, Hashim Thaçi.

Moto e këtij aksioni ishte “President konsumo, prodho me prodhime vendore e ke më lirë dhe më mirë”.

Dajana Berisha nga ky forum ka thënë se kjo iniciativë është akt simbolik për sensibilizimin e njerëzve që është gabim të shpenzohen paret publike në këtë mënyrë.

“Është akt simbolik për me i sensibilizua njerëzit që është krejtësisht gabim me i shpenzuar paret publike në atë masë dhe në atë mënyrë. Një faturë e tillë duhet të ketë arsyetim. Shpresoj që buxheti i Qeverisë e ka një sqarim pasi që në krahasim me këto fatura qytetarët janë në gjendje të mjerueshme”, ka thënë Berisha.

Të ngjashme