Lajmi i fundit: Vdes mjeku i mbretëreshës në një aksident me kamion

15:17 | 16 Gusht 2018
Arbresh.info

Mjeku i mbretëreshës është vrarë në një aksident fatal me kamion

Dr. Peter Fisher, i cili i ka shërbyer si mjeku i Madhërisë së saj për më shumë se një dekadë, ka vdekur nga një aksident me kamion në High Holborn, dje në mëngjes.

67 vjeçari, ka qenë rrugës për në punë rreth orës 9:30am kur u përplas me kamionin Travis Perkins.

Kalimtarët e shokur, kanë bërë gjithçka për të shpëtuar mjekun, por ai është raportuar i vdekur në vendin e ngjarjes para orës 10.

Vendi i ngjarjes është vetëm 1 km larg Spitalit Mbretëror në Londër ku Dr. Fisher kishte punuar si Drejtor i kërkimeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme