Vulin thotë se “Shqipëria e Madhe” nënkupton luftë me Serbinë

15:15 | 16 Gusht 2018
Arbresh.info

Nuk ka asnjë vend të lirë dhe sovran pa një ushtri të fortë dhe pozicioni ynë në negociatat për Kosovën do të jetë i fuqishëm në masën në të cilën do të forcohet edhe ushtria jonë.

Kështu deklaroi sot ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin, duke shtuar se ai tashmë është shprehur qartë lidhur me idetë për korrigjimin e kufirit Kosovë-Serbi, kundër të cilit është deklaruar kancelarja gjermane Angela Merkel.

“Mendoj se zgjerimi i “Shqipërisë së Madhe” duhet të ndalet. “Shqipëria e Madhe” nënkupton luftë, dhe këtë jo vetëm me Serbinë dhe serbët, por edhe me ndezjen e Malit të Zi, Maqedonisë, ndoshta edhe të Greqisë dhe sigurisht Serbisë. A doni ta ndaloni apo jo, ose të presim për një orar tjetër të yjeve dhe fuqive,” tha Vulin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme