Chelsea do të pres pasditen e së shtunës Arsenalin në Stamford Birdge.
Rivalët londinezë kanë nisur sezonin në Premierë Ligë plotësisht ndryshe javën e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
“Blutë” regjistruan fitore bindëse me rezultat 3 me 0 në takimin si mysafirë ndaj Huddersfieldit, ndërsa “Topçinjtë” u mposhtën 2 me 0 në shtëpi nga kampioni në fuqi Manchester City.
Sa i përket ndeshjes së këtij vikendi, mund të themi me lehtësi që skuadra nikoqire ka shumë më pak arsye për tu shqetësuar sesa vizitorët.
Përveç mesfushorit Cesc Fabregas që është duke u rikuperuar nga lëndimi, Maurizio Sarri ka në dispozicion të gjithë skuadrën e plotë.
Nga ana tjetër, Unai Emery është në krizë për shkak opsioneve të limituara në mbrojtje sepse të gjithë yjet si Ainsley Maitland Niles, Sead Kolasinc, Nacho Monreal dhe Laurent Koscielniy janë të lënduar.
Emery po ashtu ka për të marrë vendim rreth pozitës së portierit, ndërkohë që përforcimi i fundit Bernd Leno është duke i bërë presion Petr Cechut që shfaqi një performancë aspak bindëse javën e kaluar.
Në mesfushë është gjithashtu një kompeticion i madh për shkak se të gjithë yjet si Matteo Guendouzi, Aaron Ramsey, Granit Xhaka, Lucas Torreira, Mesut Ozil, Mohamed Elneny dhe Henrikh Mkhitaryan luftojnë për vende./arbresh.info/
Formacioni i mundshëm nga Chelsea (4-3-3): Kepa; Azpilicueta, Rudiger, Luiz, Alonso; Kante, Jorginho, Kovacic; Pedro, Willian, Hazard
Formacioni i mundshëm nga Arsenali (4-2-3-1): Cech; Bellerin, Mustafi, Papastathopoulos, Monreal; Torreira, Xhaka; Ozil, Ramsey, Mkhitaryan; Aubameyang
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet