Google ADS

Presidenti i FFK-së Ademi priti Helmut Hachkun nga DFB-ja

15:05 | 16 Gusht 2018
Arbresh Info

Në selinë e FFK-së presidenti Agim Ademi, bashkë me anëtarin e KE z. Bakir Burri dhe sekretarin e përgjithshëm z. Eroll Salihu priti z. Helmut Hachk nga Federata e Futbollit e Gjermanisë(DFB), që njëkohësisht është nëkryetar i Ligës së Gjermanisë.

Duke i dëshiruar mirëseardhje mysafirit nga Gjermania, presidenti Ademi u shpreh:

“Gjermania përkatësisht DFB-ja dhe njerëzit aty, gjithmonë kanë qenë të mirëseardhur edhe për faktin se DFBja ka qenë në mbështetëse e madhe dhe mentore e jona në të gjitha periudhat, para, gjatë dhe pas pranimit në UEFA dhe FIFA.”

“Ndër njerëzit e parë që me uruan detyrën e re ishin pikërisht nga federata gjermane, si nënkryetari i parë bashkë me bashkëpunëtorë. Ne kemi krijuar tashmë një bashkëpunim të mirë dhe do të vazhdojmë të thellojmë këtë bashkëpunim në të gjitha fushat e veçmas në ngritjen profesionale të trajnerëve dhe ekipeve. Ne jemi të vetëdijshëm se duhet ta ngrisim nivelin e e klubeve të superligëes. Do të ndërtojmë fshat me bari artificial për të gjitha klubet e superligës, por ka disa klube se Prishtina e Flamurtari që ende nuk kanë arritur të sigurojnë tokëm për ndërtimin e tyre. Po ashtu ne klubet i kemi ndihmuar përmes formave të ndryshme në mënyrë që tua lehtësojmë atyre funksionimim”

Ndërkaq, z. Hack ka falënderuar dhe ka uruar presidentin Ademi për detyrën e tij dhe ka sqaruar se si është i organizuar futbolli në Gjermani në dy niveli ai profesional dhe ai amator ku janë 25 mijë klube.

“Por ne i japim shumë rëndësi klubeve profesionale sepse kur ato janë në nivelin e lartë atëherë edhe federata është në nivel. Sepse një klub i madh si Bayerni e bën federatën dhe shtetin e mirë. Prandaj mendoj se një klub siç është Prishtina duhet të ngritët shumë që ka edhe një histori por që sa e herë e vizitoi ai po përballet me vështirësi. Ndaj rekomandimi im është që të punoni sa më shumë në ngritjen e klubeve të superligës.”

Të ngjashme