Cristiano Ronaldo ka zemëruar një person me largimin e tij nga Real Madridi

14:11 | 16 Gusht 2018
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo ka zemëruar një person me largimin e tij nga Real Madridi për transferim te gjiganti në Serie A  – Juventusi.

Ronaldo u largua nga Real Madridi për transferim në Juventus muajin e kaluar pas nëntë sezoneve të shkëlqyera në Bernabeu, duke kaluar për 100 milionë euro te gjiganti në Torino, transmeton portali arbresh.info.

Transferimi ka “çmendur” gjithë tifozët rreth Torinos. Tifozët kanë shpresa të mëdha dhe pavarësisht moshën 33 vjeçare të lojtarit, ai ende duket se ka shumë për të dhënë.

Cristiano Ronaldo është vendosur mirë në Juventus duke shënuar dy herë radhazi në ndeshjet para-sezonale që Juventusi zhvilloi kundër skuadrave të tyre më të vogla italiane.

Por, ‘Daily Mail’ pretendon se reprezentuesi portugez ka zemëruar komedianen Luciana Littizzetto me zgjedhjen e pronës në të njëjtën lagje, transmeton portali arbresh.info.

Si të qenurit njëri nga futbollistët më të mirë në botë, Ronaldo gjeneron stuhi mediatike kudo që shkon dhe në Itali nuk pritet të jetë ndryshe për shkak se tifozët dëshirojnë të shohin atë kudo të gjendet ai.

Tabloidi i lartpërmendur thotë se Littizzetto është e pakënaqur me arritjen e Ronaldos si pasojë e kësaj.

Lojtari ka zgjedhur pronë në të njëjtën lagje për shkak të privatësisë derisa vazhdon të jetoj me të dashurën e tij Georgina Rodriguez, katër fëmijët e tij dhe stafin gjithashtu.

Por, Littizzetto supozohet se ka frikë që lagjja e saj do të bombardohet me fotografë dhe tifozë të shumtë./arbresh.info/

Të ngjashme