Google ADS

Kryetari i Odës Ekonomike, Rukiqi dhe kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë Jaka, flasin për bashkëpunim

13:22 | 16 Gusht 2018
Arbresh.info

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka pritur në takim Kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka, për bashkëpunimin ekonomik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Rukiqi ka thënë se Shqipëria është dera e parë e bashkëpunimit me Kosovën.

“Para se me fol për marrëveshje rajonale ne duhet ta kemi një marrëveshje të bashkëpunimit ekonomik me Shqipërinë. Ne do të mundohemi ta përqojmë një mesazh tek të tjerët bashk me kryetarin Jaka. Po ashtu do të përcjellim edhe marrëveshjet e tjera që janë bërë”, ka thënë ai, raporton Arbresh.info.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka ka thënë se me kryetarin Rukiqi dhe me përfaqësues të shoqatave të ndryshme kanë pasur takim për realitetin e qarkullimit tregtar.

“Është momenti që në kuadër të integrimit rajonal të Ballkanit Përendimor të fillojmë integrimin tonë si një shoqëri rajonale për qytetarët tanë. Edhe Qeveritë besoj do ta mbështesin këtë. Shumë shpejt do të dalim me një platëformë bashkëpunimi me kërkesat dhe probelemet që përballen ndërmarrjet tona për t’ua dërguar Qeverive”, ka thënë ai.

Arbeni Shkodra përfaqësues Bashkimit të Prodhuesve Shqiptar, ka thënë se do të vijoj bashkëpunimi mes Kosovës e Shqipërisë edhe më shumë.

“Besoj që mes dy vendeve ka shumë për të bërë sa i përket prodhimeve vendore. Ka sfida të shumta që duhet lehtësuar. Ka shumë punë për të bërë dhe duhet të vazhdojmë të lehtësojmë barrierat”, ka thënë ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme