Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christain Heldt, ka thënë se kancelarja gjermane, Angela Merkel ka qenë e qartë në deklaratat e saj për korrigjimin e kufijve, pasi sipas tij këto kohë kanë kaluar njëherë e përgjithmonë.
Ai këto komente i bëri pas nënshkrimit të marrëveshjes me Ministrinë e Financave për krijimin e vendeve të reja të punës në bujqësi, në vlerë prej 6.5 milionë euro.
Diplomati gjerman gjatë kësaj konference ka komentuar edhe për liberalizimin e vizave.
Duke ofruar mbështetje të qartë për liberalizimit e vizave, ai hezitoi të japë një datë të saktë se kur kosovarët do të lëvizin lirshëm drejt vendeve evropiane.
“Unë jam jashtëzakonisht hezitues për të folur për datat e sakta për proceset që unë nuk mund t’i kontrolloj, kështu që unë do të thosha se po, unë absolutisht shpresoj se sa më shpejt, aq më mirë. Kjo kërkesë nga Kosova si vendi i vetëm në kontinent ku veçanërisht të rinjtë nuk janë në gjendje të udhëtojnë dhe të zbulojnë Evropën së cilës ata duhet t’i bashkohen nuk është një gjendje e kënaqshme. Ky është një proces ku nga pala kosovare janë përmbushur kushtet në përputhje me rekomandimet e Komisionit Evropian dhe tani duhet të kalojmë nëpër procese në Bruksel dhe në kryeqytetet e shteteve anëtare, pasi që Këshilli duhet të reflektojë mbi rekomandimet e Komisionit”, ka thënë ai.
Për korrigjimin e kufijve, ambasadori gjerman u shpreh se çështja e ndryshimeve të kufijve ka përfunduar njëherë e përgjithmonë.
“Mendoj se ky kontinent ka parë mjaft sa i përket kufijve në shekujt e kaluar. Pra, le të përpiqemi të përmirësojmë jetën e qytetarëve, të cilit do komunitet që i përkasin në vendet përkatëse dhe mos të përpiqemi të zgjidhim ndryshimet kufitare. Unë mendoj se këto kohë kanë kaluar njëherë e përgjithmonë”, u shpreh ambasadori gjerman në Kosovës.
I pyetur rreth procedurave hetimore për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq në fillim të këtij viti në veri, Heldt preferoi të mos përgjigjet duke thënë se “është një traditë e mirë që të mos komentohet për hetime të cilat janë në vazhdim”.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...