Google ADS

Shtëpia e Bardhë dënon tarifat e reja të Turqisë

12:08 | 16 Gusht 2018
Arbresh.info

Amerika ka dënuar vendimin e Turqisë për rritjen e tarifave për makinat Amerikane, alkoolin dhe importin e duhanit.

Shtëpia e Bardhë ka dënuar dyfishimin e tarifave të Turqisë për makinat amerikane, alkoolin dhe importin e duhanit duke e quajtur këtë aksion si “një hap drejt vendimit të gabuar.”

Turqia ka kryer këtë aksion pas asaj që e ka quajtur administrata e Trump sulm në ekonomi.

Amerika i ka dyfishuar tarifat për çelikun dhe aluminin turk javën e kaluar, gjë që ka bërë në rënien e lirës turke.

“Tarifat e Turqisë janë të papranueshme dhe drejtë një vendimi të gabuar. Tarifat amerikane për Turqinë kanë qenë për një siguri më të lartë. Kurse tarifat e tyre janë shpaguesse,” Sarah Sanders ka thënë të mërkurën.

Tensionet mes dy aleatëve janë ngritur me arrestimin e pastorit amerikan nga Turqia, Andrew Brunson me akuzën për pjesëmarrje në grusht shtetin e realizuar para dy viteve.

“Tarifat për çelikun dhe aluminin turk nuk do të largohen deri në lirimin e pastorit amerikan,” ka thënë ajo.

“Sanksionet, janë për pastorin amerikan që është duke u mbajtur në burgim dhe për të gjithë të tjerët që janë duke u mbajtur pa të drejtë” ka thënë Sanders./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme