Sipas Hotit, mosmarrëveshjet në spektrin politik janë thelluar pas deklaratave të presidentit Hashim Thaçi në lidhje me korrigjimin e kufijve me shtetin serb.
“Ato nuk mund të tejkalohen me këtë mungesë korrektësie në qasje e komunikim”, pohon Hoti.
“Para se t’i normalizojmë raportet me Serbinë, gjë që është synim dhe përcaktim yni i koordinuar edhe me bashkësinë ndërkombëtare, së pari duhet të kemi institucione normale demokratike të një shumice solide dhe funksionale në Kuvend. Pa e tejkaluar këtë mangësi, që po prodhon defekte në politikbërje, ne vetëm do të zhytemi edhe më shumë në gjendje jo normale juridike dhe politike”, ka shkruar Hoti
“Marrëveshjen politike duhet ta arrijmë gjithsesi përbrenda institucioneve, por vetëm kur ato vishen me legjitimitet demokratik dhe ta kenë mbështetjen e qytetarëve të Kosovës të shprehur me votën e lirë”, vlerëson tutje ai.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...