Google ADS

Eurostat: Në Maqedoni rreth 46.000 shtretër për akomodimin e turistëve

11:37 | 16 Gusht 2018
Arbresh.info

Maqedonia disponon me rreth 46.000 shtretër për akomodimin e turistëve prej të cilëve 20.500 në hotele, tregon analiza më e re e Eurostatit.

Listën e udhëheq Franca me 5,1 milionë shtretër që është për 16,4 për qind nga numri i përgjithshëm në BE, ndërsa pastaj janë Italia me 4,9 milionë apo 15,8 për qind në BE Britania e Madhe me 3,9 milionë dhe Spanja me 3,5 milionë apo 11,2 për qind nga numri i përgjithshëm në BE, transmeton MIA.

Nga vendet në rajon, udhëheqin Greqia me rreth 1,2 milionë, Kroacia me 987.272 dhe Bullgaria me 328.264 shtretër.

Në BE gjithsej numri i shtretërve për akomodimin e turistëve arrin rreth 31,4 milionë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme