Shoqata e të Plagosurve Civilë nga Minat, ka kërkuar nga Qeveria që të rriten pensionet për invalidët civilë të luftës dhe të ndahet një fond për proteza për personat të cilët kanë humbur gjymtyrët e tyre si sytë, duart dhe këmbët.
Më poshtë shkrimi dhe kërkesa e plotë:
Ishin fëmijë kur u lënduan gjatë luftës së viteve 1998/1999 dhe pas luftës nga minat dhe mjetet e tjera eksplozive të mbetura si pasoj e luftës, të cilat ishin vendosur nga ushtria serbe. Tash, secili nga ta numëron mbi 25 vjet, dhe secili ka të humbur një gjymtyrë apo edhe dy gjymtyrë. Invalidët civilë në Kosovë nuk marrin më shumë se 120 deri 152 euro pension invalidor. Madje nuk preferoj ta quaj as pension, sepse kjo shumë përngjan me një ndihmë sociale, e me këtë pension nuk mund të arrijnë të sigurojnë as ekzistencën, se jo edhe shërimin e plagëve,apo plotësimin e kërkesave të familjeve.
Invalidët Civil të Luftës nuk kanë përkujdesje shëndetësore nga qeveria dhe ministria e shëndetësisë, kemi shumë persona të cilët nuk i kanë ndërruar protezat mbi 10 vite dhe të tjerët mbi 4 vite. Nëse proteza nuk ndërrohet në kohen e duhur ajo është shkaktar i problemeve të tjera shëndetësore të këtyre personave, dëmtimi i pjesës së mbetur,infeksionet dhe dëmtimi i boshtit kurrizor.
Ligji 04/L-54. Ky ligj ju mohohen të gjitha të drejtat invalidëve civil të luftës, të drejta të cilat i gëzojnë kategoritë e tjera në Kosovë, siç janë kategoria e Invalidëve të UÇK-së dhe Personat me Aftësi të Kufizuar në bazë të ligjit për PAK.
Kategoria e invalidëve civil të luftës është bërë barrë e rënd për familjet e tyre, kjo kategori është e injoruar nga çdo Institucion i Republikës së Kosovës, jemi në një gjendje që edhe azilant po të ishim në ndonjë vend tjetër nuk do të ishim të diskriminuar deri në këtë pik.
Andaj SHPCM i bën thirrje Kryeministrit, Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministrit të Shëndetësisë, që kërkesat të merren parasysh dhe të shqyrtohen sa më urgjent, sepse invalidët civilë të luftës janë në gjendje shumë të rëndë dhe se gjendja e tyre vetëm sa po rëndohet
Nuk kërkojmë asgjë më shumë, veç se trajtim të barabartë me kategoritë e tjera.
Mos harroni se përkujdesja ndaj qytetarëve, është obligim institucional, e nuk ka të bëjë asgjë me ♪çështje të vullnetit të mirë.
Avni Lubovci
Biden në Samitin e G20: SHBA mbështet fuqimisht sovranitetin...
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq