Mujica ka dhënë dorëheqje të martën nga posti i senatorit, të cilin e kishte mbajtur që nga 2015-ta, kur i kishte skaduar mandati pesëvjeçar si president.
Ai ka thënë se nuk do ta çojë deri në fund mandatin e senatorit, deri më 2020, pasi që ishte “i lodhur, pas një rrugëtimi të gjatë”.
Ish-rebeli i krahut të majtë i ka 83 vjet.
Ish-presidenti e ka zyrtarizuar dorëheqjen e tij përmes një letre dërguar kreut të Senatit, Lucia Topalonskyt, e cila është edhe nënpresidente e Uruguait dhe bashkëshorte e Mujicas tashmë 13 vjet.
Përmes asaj letre ai ka thënë se “motivet e dorëheqjes janë personale, do t’i quaja ‘lodhje pas një rrugëtimi të gjatë’”.
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...