Google ADS

Ramadani: IKSHP ka ndërmarr masat e duhura për mbrojtje nga virusi i Nilit

09:32 | 16 Gusht 2018
Arbresh.info

Të martën është identifikuar rasti i tretë me virusin e Nilit në Kosovë, ndërkaq ditë më parë, një person ka ndërruar jetë në Kosovë, si pasojë e këtij virusi.

Naser Ramadani, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, e ka konfirmuar lajmin për prezencën e këtij virusi, duke shtuar se deri më tash tre pacientë janë diagnostikuar me këtë virus, derisa një ka përfunduar me fatalitet.

Ramadani pohoi për RTK-në se është detektuar edhe një rast me praninë e virusit të Nilit, i cili është i shtrirë në Klinikën Infektive, dhe i cili është në fakt rasti i tretë i diagnostikuar në Institutit Kombëtar, i cili rast praktikisht ka filluar gjatë javës së kaluar, e që ka pasur shenja klinike, ku ditën e martë edhe ka rezultuar me diagnozë të virusit të Nilit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme