Zelanda e Re është duke u përballur me krizë të përballueshmërisë së stehimit edhe si pasojë e normave të ulëta të interesit dhe imigrimit në vitet e fundit.
Projektligji është miratuar në parlament me 63 vota, në krahasim me 57 që kanë kundërshtuar të njëjtin.
Personat që nuk janë banorë të Zelandës së Re nuk mund të blejnë shtëpi, mirëpo ata mund të bëjmë investime të kufizuara në banesa të reja që janë pjesë e zhvillimeve të mëdha.
Përveç australianëve dhe banorëve të Singaporit, kjo ndalesë nuk prek edhe personat që kanë leje të përhershme të banimit.
Ministri i këtij vendi për Tregti dhe Zhvillim Ekonomik, David Parker e ka përshkruar këtë projekligj “me rëndësi historike”.
“Kjo Qeveri beson se banorët e Zelandës së Re nuk duhet të diskriminohen nga të pasurit e huaj”, ka thënë ai.
Mirëpo kundërshtarët kanë thënë se ndalimi është i panevojshëm dhe se nuk do të zgjidhë asnjë problem.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...