Skuadra e Diego Simeones i ka shkaktuar mbrëmjen e kaluar në Tallin disfatën e parë Real Madridin në një finale kontinentale pas 18 viteve.
‘Los Blancos’ kanë fituar 13 finalet e fundit kontinentale që kanë luajtur këtë shekull, por disfata e pësuar ndaj Atletico Madridit në UEFA Superkupë i ka dhënë fund këtij rekordi, transmeton portali arbresh.info.
Atletico nuk ka fituar asnjëherë një finale evropiane kundër rivalit të tyre lokal duke humbur dy herë në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2014 dhe 2016.
28 nëntori i vitit 2000 ka qenë hera e fundit para ndeshjes ndaj Atleticos kur Real Madridi u mposhtë në një finale kontinentale pas disfatës së pësuar 2 me 1 nga Boca Juniors në Intercontinental Cup.
Që nga ajo datë, gjiganti spanjoll ka fituar të gjitha finalet kundër Bayer Leverkusen, Feyenoord, Olimpia, Atletico Madrid, Sevilla, San Lorenzo, Kashima Antlers, Juventus, Manchester United, Gremio dhe Liverpoolit./arbresh.info/
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin