Google ADS

Hadergjonaj beson se Huddersfieldi mund ta trondis kampionin e Premierë Ligës

08:45 | 16 Gusht 2018
Arbresh Info

Florent Hadergjonaj beson se Huddersfieldi është në gjendje për të tronditur Manchester Cityn në Premierë Ligë.

Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës e di se do të jetë një betejë mjaftë e vështirë për skuadrën e tij në ndeshjen e ardhshme kundër kampionit, transmeton portali arbresh.info. Por, ai beson se ata kanë atë që duhet për të siguruar qëndrimin në Premierë Ligë edhe për një sezon dhe të vazhdojnë gjithashtu që të jenë në konkurrencë me skuadrat më të mira të ligës.

“Ne e dimë se do të jetë e vështirë, madje më e vështirë në vitin tonë të dytë, por nuk mund ta shoh pse ne nuk mund ta bëjmë atë që kemi bërë vitin e kaluar dhe të mbijetojmë sërish”, ka thënë fillimisht Hadergjonaj.

“Ekipet që kanë ardhur duken të forta dhe kanë blerë shumë lojtarë, por ne kemi beson se mund të qëndrojmë sërish”

“Ne kemi treguar vitin e kaluar se mund t’i marrim pikë çdo skuadre”

“Vitin e kaluar ne morëm rezultat 0 me 0 ndaj Manchester Cityt si mysafirë, prandaj nuk shoh pse kjo nuk mund të ndodhë sërish në sezonin e ri”

Takimi ndërmjet Manchester Cityt dhe Huddersfieldit zhvillohet të dielën duke filluar nga ora 14:30./arbresh.info/

Të ngjashme