Kishte shkuar për pushime nga Italia në Zvicër, por fatkeqësisht ka humbur jetën. Një grua 43-vjeçare shqiptare ishte në pushime së bashku me familjen e saj, por të martën ajo humbi jetën në Lavertezzo, Kantoni Ticino, shkruan “giornaledicomo.it”.
Ajo është tërhequr nga rryma e lumit Verzasca, pranë urës romake. Ndodhi kjo rreth orës 13:00, përcjell albinfo.ch.
Anëtarët e familjes kanë lajmëruar autoritetet, dhe ajo është dërguar me helikopter në spital, por nuk ka mundur të shpëtojë.
Agjentët policorë, zjarrfikësit, dhe shpëtuesit ishin angazhuar për të shpëtuar gruan shqiptare, e cila që 15 vjet jetonte në Itali, ku edhe ishte e martuar. Gruaja që ndërroi jetë është Elvis Fistha. Ajo jetonte në Cadorago.
Ky lum është i njohur për rrymat e forta dhe në vitin 1975 rreth 30 veta kanë vdekur në këtë zonë.
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
Më 17 dhjetor pritet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik