Një turist kinez gjeti vdekjen pasi u kafshua nga një hipopotam, teksa përpiqej ta fotografonte në Kenia. Chang Ming Chuang, 66 vjeç, po gjurmonte kafshën në një vendpushim të egër në Liqenin Naivasha, 90 km në veri-perëndim të kryeqytetit, Nairobi.
Një turist i dytë kinez u plagos në sulm. Gjashtë vetë janë vrarë nga hipopotamët në zonë këtë vit.
Nivelet e larta të ujit kanë bërë që hipopotamët, gjitarët më të rrezikshëm të tokës, të humbasin vendpushimet e tyre për kullota.
Dëshmitarët thanë se dy turistët kishin shkuar shumë afër kafshës pranë hotelit Sopa. Njeriu i kafshuar pati gjakderdhje, teksa vdiq në spital.
Turisti i dytë, i quajtur si Wu Peng Te, u trajtuan në Spitalin e Qarkut Naivasha.
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...