Video të shkurtra që tregojnë se si njëri apo tjetri ha duke parë celularin apo ndjekur një film në televizor dhe harron të shikojë pjatën apo të tjerët përreth ka kohë që qarkullojnë në rrjetet sociale.
Të gjithë qeshin, por me sa duket pak e kuptojnë ndikimin negativ të kohë që kalojnë shumë prej nesh sot me smartfonë apo pajisje të tjera të komunikimit elektronik.
Smartfoni dhe mbipesha
Sipas studiusve koha që kalojnë fëmijët përpara ekraneve të smarfonëve, kompjuterave, televizorëve apo pajisjesh të tjera me ekran mund t’i mësojë fëmijët me një jetë sedentare duke shtuar rreziqet që ata të kalojnë në mbipeshë apo të bëhen madje obezë.
Për këtë arsye Shoqata Amerikane e Zemrës (AHA) kërkon bashkë me organizata të tjera prej prindërve që të kufizojnë kohën e qëndrimit të fëmijëve të tyre para ekranëve.
Larg ekranëve
AHA rekomandon që fëmijëve t’u lejohet të kalojnë vetëm një deri në dy orë në ditë dhe jo më shumë para ekranëve. Shumëkush vëren se adoleshentët nuk kalojnë më shumë kohë para televizorit. Por përdorimi i smartfonëve dhe pajisjeve të tjera elektronike me ekran është shtuar së tepërmi.
Ekrani ndikon ndaj sjelljes
Edhe pse ende nuk është ende e qartë se si koha që kalojnë fëmijët para ekranëve ndikon ndaj mbipeshës, studimet tregojnë se ekrani ndikon ndaj sjelljes së fëmijëve për shkak se ata “humbasin mendjen” dhe sensin e urisë apo të ngopjes kur janë përpara ekranëve./gsh/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës