Klubi legjendar i botës, Real Madrid, sezonin e kaluar vendosi një rekord duke fituar tri herë rresht Ligën e Kampionëve, dhe katër herë brenda pesë sezoneve.
Por, pas triumfit të fundit në Kyiev ndaj Liverpoolit, klubi spanjoll u shokua me vendimin e trajnerit francez, Zinedine Zidane, për t’u larguar nga klubi, pas një periudhe të lavdishme në Santiago Bernabeu.
Nuk ishte vetëm Zidane që u largua, u largua edhe lojtari më i mirë në histori të klubit, legjenda portugeze, Cristiano Ronaldo, i cili vendosi që karrierën e tij ta vazhdojë në futbollin italian, tek Juventusi.
Presidenti i klubit, Florentino Perez, u përball me një situatë tejet kaotike, por reagoi shpejtë duke e emëruar trajnerin, Julen Lopetegui, si trajner të ri të Real Madridit.
Por emërimi i tij në postin e trajnerit të los blancos, i kushtoi me shkarkim nga Federata Spanjoll e Futbollit, pasi Lopetegui ishte në krye të kombëtares së Spanjës, dhe vendimi për ta bërë publike emërimin e tij në Real Madrid, disa ditë para fillimit të kampionatit botëror, i kushtoi rëndë.
Sonte, Lopetegui u përball me testin e tij të parë serioz. Takimin me rivalin e përbetuar të qytetit, Atletico Madrid, në kuadër të finales së Superkupës së UEFA-s.
Këtë sfidë, trajneri spanjoll nuk e fitoi, por jo që nuk e fitoi por e humbi me rezultat bindës, 2 me 4.
Kështu bëhët trajner i parë i Real Madridit që pëson katër apo më shumë gola, në ndeshjen e tij debutuese, që nga koha e Michael Keeping, në kohën e largët të vitit 1948 kundër Celta Vigos.
Po ashtu, Reali nën drejtimin e legjendës franceze, Zidane, nuk ka pësuar asnjëherë katër gola brenda një ndeshje.
Një fillim jo i mirë për Lopetegui, në krye të pankinës së klubit më të suksesshëm evropian, i cili u mposht nga maestro, Diego Simeone.
Kujtojmë se sezonin e kaluar Real Madridi fitoi Ligën e Kampionëve, ndërsa Atletico Madrid Evropa Ligë. /arbresh.info/
4 – Julen Lopetegui is the first Real Madrid manager to concede four or more goals in his first competitive game in charge since Michael Keeping against Celta Vigo in February 1948. Stunned. pic.twitter.com/OYoLspZgO5
— OptaJoe (@OptaJoe) August 15, 2018
Lufta në Ukrainë/ Shtatë të vrarë nga sulmet ruse në Sumi, m...
Zaragoza me replikë për Tuchelin: Futbolli luhet me këmbë jo...
Murati jep detaje për dixhitalizimin e fiskalizimit: Mund të...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë, policia arreston bashkëmosha...
Lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit, Murati: Projekt i rën...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë