Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë me dije se korrigjimi i kufirit me Serbinë fundos ëndrrën serbe për ndarje apo bosnjëzim të Kosovës.
Në një intervistë për gazetën Epoka e Re ai ka deklaruar se ata që e kundërshtojnë këtë ide janë kamikazë të fuqishëm politikë.
Shefi i shtetit është zotuar se për këtë çështje dhe marrëveshjen finale me Serbinë do ta thonë fjalën e fundit qytetarët, nëpërmjet referendumit.
Presidenti ka theksuar se nuk do ta lejojë askënd të bllokojë arritjen e një marrëveshje përfundimtare me Serbisë, e cila sipas tij, siguron të ardhme evropiane për Kosovën.
Ai e ka ftuar opozitën të bëhet pjesë e dialogut pasi sipas tij, ballafaqimi i argumenteve duhet të ndodhë në tavolinë.
Presidenti ka thënë se nuk do të lejojë që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive.
Ai ka shprehur optimizëm se një bazë e mirë e marrëveshjes me Serbinë do të arrihet në pranverën e ardhshme./Epoka e re/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...