Simeone më në fund e fiton një finale ndaj Realit, Real M 2 – 4 Atletico M

23:36 | 15 Gusht 2018
Arbresh.info

Atletico Madrid ka fituar SuperKupën e Europës duke e mposhtur rivalin e qytetit Real Madrids me rezultat 4-2. Për Atleticon shënuan Diago Costa (0.49, 78), Saul Niguez (98) dhe Koke në minutën e (104). Për Realin shënuan Benzema (37) dhe Ramos (62)

Atletico Madrid fiton Super Kupën e Europës.

Skuadra e Diego Simeones e ka dominuar Real Madridin në Tallin për ta mundur me rezultat 4-2.

Pjesa e parë fillojë furishëm ku Diego Costa shënoi që në sekondin e 49’të te ndeshjes.

Nga një kënd i vdekur, Costa shënoi ndoshta golin më të bukur deri me tani kundër Realit.

Minutat e parë ishin shumë më të mira për Atleticon, por Real Madridi fillon gradualisht të kthehet në lojë dhe barazon rezultatin në minutën e 37’të. Benzema shënon golin e barazimit me kokë.

Në pjesën e dytë Real Madridi kërkonte më shumë nga rezultati dhe bënte presion në mbrojtjen e Atleticos.

M’u për këtë vjen edhe përmbytja e parë e Atleticos në këtë ndeshje. Godin prek topin me dorë brenda zonës se rreptësisë, duke shkaktuar penallti që në gol e kthen Sergio Ramos në minutën e 62’të.

Pas pranimit të golit Atletico filloj përsëri presionin dhe një depërtim i Lemar dhe një pasim të Costa bëri që rezultati të barazohet në minutën e 78’të.

Koha e rregullt përfundojë me rezultat të barabartë 2-2.

Në kohën shtesë përsëri Atletico tregoi lojë të mirë.

Disa gabime në mbrojtjen e Real, sidomos te Varane dhe Ramos i shfrytëzon mirë Saul Niguez që shënon gol të bukur pas një asisti të Thomas në minutën e 98’të.

Atletico vazhdon presionin dhe shënon edhe golin e katër, kësaj radhe është Koke që shënon në minutën e 104’të.

Me rezultat 4-2 përfundoj pjesa e parë në të mirë të Atleticos.

Në pjesën e dytë të shtesave, Atletico u koncentrua më shumë në mbrojtje dhe në fund arriti që ta ruan rezultatin, edhe pse lojtarët e Real Madridit nuk ia dolën që të luajnë si duhet fizikisht!

 

 

 

Të ngjashme