Nuk është një periudhë ideale kjo aktualja për Mathias Pogba, vëllai i madh i Paul, që aktualisht gjendet pa kontratë, pasi pësoi një dëmtim të rëndë.
Futbollisti nga Guinea është përjashtuar nga KFC Uerdingen 05, skuadër që militon në divizionin e tretë gjerman, sepse ishte mbi peshë, raporton Telesport.
“Erdhi dhe iku. Mathias nuk mund të ndihmonte skuadrën, aktualisht nuk është në formë të mirë fizike”, deklaroi trajneri Stefan Kraemer për të përditshmen gjermane ‘Bild’.
Kollozi nga guinea, i gjatë 194 cm, në të kaluarën është aktivizuar për pak kohë edhe në Itali, në sezonin 2014-2015, ndërkohë që vëllai i famshëm, Paul aktivizohej te Juventus. Mathias pati një shans te Pescara, por luajti vetëm 4 ndeshje duke mos shënuar asnjë gol, për tu larguar në fund të sezonit.
Një karrierë modeste ajo e tija, që nuk ka mundur kurrë të shijojë skenat elitare të futbollit. Ai e ka kaluar karrierën e itj në ligat inferiore franceze dhe sidomos ato angleze.
Skuadra e tij e fundit ishte stata Sparta Rotterdam, ku ka milituar në sezonin 2016-2017. Ndërkohë gjërat po shkojnë disi më mirë për binjakun, Florentin, mbrojtës, që luajti gati një jetë te Saint’Etienne, teksa tani luan në Turqi te Gençlerbirliği.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...