Priste të bëhej baba, vdes pasi morri tetë vija kokainë

22:50 | 15 Gusht 2018
Trina Galanxhi

Një burrë që priste të bëhej baba, ka humbur jetën pasi morri tetë vija kokainë.

Ngjarja ka ndodhur vetëm disa ditë pasi i propozoi martesë të dashurës shtatzënë, transmeton portali arbresh.info

Hetimet kanë theksuar se ai ishte në shoqërinë e një miku, kur edhe morri tetë vija kokainë për një natë të vetme.

Ai humbi ndjenjat dhe më pas humbi edhe jetën si pasojë e abuzimit me droga.

E dashura e tij ka theksuar se është shumë e prekur nga tragjedia.

Ngjarja ka ndodhur në Britani të Madhe./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme