Google ADS

Shembjet e urave që shkaktuan shumë humbje jetësh

20:49 | 15 Gusht 2018
Trina Galanxhi

Më shumë se 30 persona kanë mbetur të vdekur në Itali, pas shembjes së një ure në Genoa.

Tragjedia e fundit ka sjellë shpalljen e një gjendje të jashtëzakonshme në Itali, transmeton portali arbresh.info

Më poshte do të mund të ndiqni shembjet e urave më vdekjeprurëse.

Ura Chirajara, Kolumbi

Kjo urë kishte për qëllim lidhjen e dy tuneleve mes Bogotas dhe Villavicencio. Por, ndërsa dy seksionet u vendosën në janar 2018, një nga shtyllat kollapsiti, duke lënë të vdekur nëntë persona. Hetuesit më pas kanë vërjetur një gabim në ndërtim.

Ura Studenka, Republika Çeke

Punëtorët po rinovonin urën në gusht të vitit 2008, kur papritur u rrëzua. Ashtu si ajo u rrëzua, megjithatë, një tren me shpejtësi u drejtua drejt skenës së aksidentit. Duke udhëtuar në 120 kilometra në orë (75 mph), treni u zhyt në rrënojat poshtë. Mbetet e paqartë se çfarë saktësisht ka shkaktuar rënien, por hetuesit kanë gjetur disa gabime në ndërtim.

Ura e Misisipit, SHBA

Ura prej 580 metrash në Mineapolis ishte një arterie vendimtare midis dy rretheve të qytetit. Puna e rinovimit filloi vetëm disa ditë përpara rënies më 1 gusht 2007. Edhe pse vetëm një korsi ishte e hapur në atë kohë, 13 vetë u vranë gjatë aksidentit. Hetuesit thanë se një gabim ndërtimi çoi në shembjen e urës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme