Goal.com ka zhvilluar një intervistë me Pajtim Kasamin dhe kan bërë një përmbledhje të karrierës së futbollistit me pasaportë zvicërane.
Pajtim Kasami është 2 herë fitues i ligës greke me Olympiakosin, njëherë fitues i kupës së Greqisë dhe njëherë fitues i “Puskas award” ose Golit të vitit nga FIFA dhe duhet cekur se është vetëm 26 vjecar, transmeton lajmi.net
Verën e kaluar Kasami u transferua tek skuadra e Sionit. Në sezonin e tij të parë me Sion, mezi i shpëtoi rënies nga liga. Vetëm duke i fituar tri ndeshjët e fundit Kasami me ekipën mbetën pjesë e superligës zvicërane.
“Ishte vit mjaft i vështirë”, tha Kasami për Goal.com. “Rrija në shtëpi me muaj të tërë pa i vizituar familjarët dhe shokët. Gjëra negative më rrethonin por mundohesha të qëndroja pozitiv dhe në fund të fundit ia vlejti” ka vazhduar ai.
Kasami u rrit në Andelfingen, pak kilometra larg Cyrrihut. Në moshën 18 vjecare nënshkroi me skuadrën e Palermos dhe atëherë veçse ishte fitues i Kupës së Botës, U-17, me kombëtarën e Zvicrrës. Nënshkrimi me Palermon erdhi duke iu falenderuar agjentit të tij Mino Raiola.
“I telefonova Minos dhe i kërkova të takohemi. Ai është mjaft i ashpër dhe kërkon që të shënosh gola dhe të kesh gjithmonë performanca të mira” ka thënë Kasami.
“Mendoj se viti im i tretë në Fulham ishte më i miri në karrierë. Luaja në çdo ndeshje.
Kalimin nga Fulham në Olympiacos e bëra për shkak të ndryshimeve në hierarkinë e klubit. Pas ndërrimit të trajnerit dhe pronarit, gjërat u bënë të pakjarta për të gjithë lojtarët. Isha i lumtur me transferimin. Kur pash se në klub po vinin edhe emra si Ibrahim Afellay, e kuptova se po kaloj në një klub që do të fitoj tituj.” shtoi Pajtimi.
Kapitullin tjetër në karrierën e Kasamit nuk e dim ende, por, lidhja emocionale që ka krijuar me klubët e mëhershme e bën Kasamin një karakter unik. Besimi në vetvete dhe këmbëngulja do të jenë çelsi i rikthimit në ditët e lavdishme për Kasamin, transmeton goal.com. Shqiptari nga Maqedonia, me pasaportën zvicerane e di se ky rikthim kërkon qetësi dhe durim.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?