Deda: Të arrestohen kërcënuesit e prokurorit Blakaj

19:16 | 15 Gusht 2018
V. S.

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka thënë se Policia e Kosovës do të duhej t’i arrestonte kërcënuesit ndaj prokurorit special Elez Blakaj dhe të tregojë që shteti është më i fortë se çfarëdo kërcënuesi.

Deda, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar pas lajmit për dorëheqjen e Prokurorit, Elez Blakaj, dyshohet se erdhi pas kërcënimeve lidhur me hetimin e listave të fryra të veteranëve dhe nga rasti i hetimeve ndaj imamit Shefqet Krasniqi.

Postimi i plotë:

Policia e Kosovës do të duhej t’i arrestonte kërcënuesit ndaj prokurorit special Elez Blakaj, dhe të tregoj që shteti është më i fortë se çfarëdo kërcënuesi, ndërsa Elez Blakaj ta kryente punën e tij.

Dorëzimi kaq i lehtë para banditërisë kërcënuese tregon më së miri gjendjen reale të Kosovës, plotësisht jonfuksionale me “drejtësi” të dështuar.

Qe gati dy dekada jetojmë të lirë me institucionet tona, që të gjithë i lanë të jenë të tilla çfarë janë. Për këtë nuk na ka faj askush tjetër jashta nesh. Nuk ka krim më të rëndë se sa dorëzimi para krimit./arbresh.info/

 

Të ngjashme