Google ADS

Sulm vetëvrasës në Kabul, të paktën 48 viktima

19:47 | 15 Gusht 2018
Arbresh.info

Të paktën 48 persona janë vrarë si pasojë e një sulmi vetëvrasës para një qendre edukimi në perëndim të kryeqytetit afgan Kabul.

Sulmi në lagjen shiite ka lënë dhjetëra të tjerë të plagosur, njofton ministria e shëndetësisë, transmeton portali arbresh.info.

Shpërthimi fillimisht u përgjigj me të shkëmbim zjarri nga rojat afgane në zonë, duke lënë të kuptohet se kishte më shumë sulmues të përfshirë, por më vonë zyrtarët thanë se ishte vetëm një sulmues.

“Ne mund të konfirmojmë se sulmi ishte shkaktuar nga një sulmues vetëvrasës në këmbë. Kamikazi u shpërthye brenda qendrës së arsimit”, tha Hashmat Stanikzai, zëdhënësi i policisë.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për dhunën, e cila u dënua me shpejtësi nga presidenti Ashraf Ghani në një deklaratë.

Sipas autoriteteve vitin e shkuar ka pasur 13 sulme mbi komunitetin shiit vetëm në Kabul./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme