Kaq shumë ka ndryshuar Floriani i ‘Ngjyra e kuqe’

18:23 | 15 Gusht 2018
Arbresh.info

“Floriani i vogël” tani si rritur.

Këngëtari, Florian Beqiri u bë pjesë e skenës muzikore qysh në moshën pesë vjeçare, ai arriti të mbledh adhurues të shumtë të këngëve të tij.

Çdo kush e mban mend këngën “Ngjyra e kuqe”, të Adrian Gaxhës dhe Florianit, këngë kjo e cila ia hapi dyert Florianit për rrugëtimin e tij drejtë skenës së muzikës tonë.

Floriani  fitoi simpatinë e të gjithëve dhe bashkë me muzikën u rrit edhe ai.

Prej  kohës kur Floriani solli këngen “Ngjyra e kuqe “ ka pasur shumë ndryshime, nga një djalë i ëmbël të cilin e kemi parë atë kohë , tani për dikë ai mund të duket edhe si një person tjetër.

Përveç bashkëpunimit me Ardianin, Floriani solli edhe bashkëpunime tjera me emra të njohur të estradës sonë si: Lindon Berisha, Milot Hasnaxhekaj, por nuk munguan as projektet solo të Florianit.

“Helëm”, është  kënga e tij e fundit e cila është publikuar vitin e kaluar.

Se a do të  sjellë këngë te re Floriani gjatë kësaj vere mbetet të pritet në vazhdim.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme