“Apple” vazhdon të sjellë ide të reja me përparimin e teknologjisë por këtë herë nuk bëhet fjalë për një Iphone me parametra të reja apo ndonjë shpikje tjetër teknoogjike.
Ideja e kompanisë këtë herë është se telefonat celularë që ata kanë në treg mund të përdoren edhe si mjete indendifikimi duke dëshiruar që personalizimin e tyre ta kalojnë në një nivel të ri.
Sipas “Apple” Iphone-t kanë potencial të përdoren si pasaportë me ndihmën e një patente të sigurtë dhe përdorimin e “RFID”.
Eshtë një ide shumë interesante se si në pajisjen tuaj të celularit përveç fotografive apo këngëve të preferuara mund të keni edhe pashaportën tuaj viruale.
Pasaportat do të përfaqësohen me një çip të ndërtuar që përmban të gjitha informacionet për një individ si në pasaportat që përdorim aktualisht.
Kjo është një ide tepër inovatore por a është bindëse për njerëzit pasi shpesh herë dëgjojmë për vjedhjen e të dhënave nga maniakët e teknologjisë. A do të ishit të gatshëm të përdornin pasaportat në formatin e propozuar nga Apple?
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...