Google ADS

Katari i del në ndihmë Turqisë, premton investim 15 miliardë dollarësh

18:01 | 15 Gusht 2018
Arbresh.info

Katari është zotuar të investojë 15 miliardë dollarësh në tregjet financiare turke dhe banka.

Lajmi vjen pas një deklarate të presidentit të Turqisë nga takimi me emirin e Katarit Tamim bin Hamad Al Thani, transmeton portali arbresh.info.

“Presidenti turk dhe emiri i Katarit u takuan sot [të mërkurën [në kompleksin presidencial në Ankara. Ata kanë shkëmbyer pikëpamje për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, Al-Thani tha se Katari ka ndërmend të investojë direkt 15 miliardë dollarë në Turqi”, tha një deklaratë për shtyp pas takimit.

Liria turke ra në 5.8699, nga 6.04 në dollarin amerikan pas lajmit. Niveli rekord i ulët i 7.2 ndaj dollarit ka ndodhur të hënën./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme