Anëtarësimi në NATO është një mundësi për rajon të sigurt dhe qytetarë të qetë, theksuan sot në Krivollak ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe zëvendësambasadorja e SHBA-së në Maqedoni, Mikaela Shvarcer Blum, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për sfidat e fundit të sigurisë në rajon, veçanërisht ato nga fqinjësia e afërt për ndryshime të reja të kufijve në Ballkan.
“Republika e Maqedonisë nga që nga momenti i pavarësisë së saj paguan çmim të lartë për konflikte dhe luftëra të shumta në fqinjësinë tonë. Anëtarësimi në NATO është mundësi që të vendoset pikë në druajtjet e këtilla. Punojmë në atë që i gjithë Ballkani të jetë rajon stabil, ndërsa para së gjithash që shteti ynë dhe qytetarët tanë të jenë të sigurt. Pa siguri dhe ekonomi stabile dhe prosperuese kjo nuk është e mundur. Presim që qytetarët në Maqedoni në shumicë të madhe ta mbështesin anëtarësimin tonë në NATO dhe BE.
Sipas zëvendësambasadores amerikane, mekanizmi i NATO-s më së miri mund të sigurojë stabilitet.
“E dimë që stabiliteti dhe siguria lind prosperitet, ndërsa prosperitetin e garanton zhvillimi. Vlerësoj se Maqedonia do të jetë anëtarja e ardhshme e NATO-s, ndërsa për këtë ka përkrahje nga SHBA-ja”, theksoi Shvacer Blum.
Haxhiu: Sot dhe çdo ditë tjetër, ne të gjithë kemi një rol p...
Mbyllet për dy orë rruga Prishtinë-Pejë-segmenti Kijevë-Doll...
Sali Berisha shkon në selinë e PD, pritet nga mbështetësit
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur